Teknologji

Pavarësisht dilemave Google do prezantoj bllokuesin e reklamave

Google ka caktuar datën përfundimtare për përfundimin e mbështetjes për Manifest V2, në të cilën mbështeten shumë bllokues reklamash, duke vazhduar në Manifest V3, për shtesat për shfletuesin Chrome.

Në një artikull, kompania Mountain View, konfirmoi se shtesat për Chrome duke përdorur MV2, do të çaktivizohen nga qershori 2024.

Por një veprim i tillë po konsiderohet problematik, veçanërisht për zhvilluesit e bllokuesve të përmbajtjes së reklamave në Chrome, të cilët besojnë se manifesti i ri e bën punën e tyre shumë më të vështirë.

Kur u publikua versioni i parë i Manifest V3, komuniteti i zhvilluesve fillimisht u rebelua kundër kësaj mase të re dhe gjigandi kalifornian që atëherë është përpjekur të korrigjojë situatën, duke bashkëpunuar me kompaninë që merret me bllokimi e reklamave Adblock.

“Në Manifest V3, ne vëzhguam përpjekjet e jashtëzakonshme që ekipet e Chrome në veçanti, por edhe shfletuesit e tjerë, janë duke punuar në një platformë të unifikuar dhe shoh se si ata dëgjojnë reagimet nga zhvilluesit e shtesave. Shpresojmë që platforma e re të sjellë përfitime të konsiderueshme për të gjithë ekosistemin shtesat e shfletuesit”, ka deklaruar Andrey Meshkov, CEO i Adguard.

/Shqip.com