Sport Ndërkombëtar

 Paulo Dybala drejt Barcelonës

FOTO: corrieredellosport
FOTO: corrieredellosport

Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të AS Roma, Paulo Dybala-s, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Asi argjentinas ka rigjetur formën e tij më të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos te Roma, dhe tashmë Dybala është futur në ‘radarin’ e disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe Barcelonën.

29-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 10.6 milionë funte në kontratën e tij.

Katalonasit janë në kërkim të një partneri për Robert Lewandowskin në repartin e sulmit dhe argjentinasin thuhet se është në listën e trajnerit Xavi Hernandez.

/Shqip.com