Sport Ndërkombëtar

Paul Scholes: Cavani është një turp

Një sezon mjaft i vështirë e përcolli Edinson Cavanin te Manchester United, shkaku edhe i lëndimeve.

Sulmuesi arriti kuotën e vetëm dy golave në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Ishte ish-lojtari i “Djajve të Kuq”, Paul Scholes që e kritikoi uruguajanin duke  e quajtur si “një turp” atë.

“Cavani mendoj se ishte një turp këtë vit, ai pothuajse nuk ka luajtur ndonjëherë”, ka thënë ish-mesfushori , raporton ‘The Sun’.

Paul Scholes

“Ai u tërhoq nga ndeshja e Middlesbrough sepse iu desh të kthehej nga kudo që ishte.

“Mjaft qesharake, që nga ajo ndeshje e Middlesbrough, mendoj se kam dëgjuar mbrëmë United ka fituar vetëm pesë nga 18 ndeshje ose diçka që nga ajo kohë”, shtoi tutje anglezi.

“Ka qenë e turpshme, ky menaxher [Ten Hag] tani ka nevojë për mbështetje.

“Kush do ta ndihmojë atë ta bëjë këtë? Klubi lart është ende një rrëmujë, ne nuk e dimë vërtet”, përfundoi Scholes.

Lendimi i Edinson Cavani-t

Trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick konfirmoi se paraqitja e Cavanit kundër Crystal Palace fundjavën e kaluar do të ishte e fundit për të me fanelën e klubit.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti, dhe një destinacion i ardhshëm nuk është berë me dije akoma nga ‘El Matador’.

Përndryshe, Cavani shënoi plot 17 gola sezonin e kaluar me ‘të kuqtë’ e Manchesterit. /Shqip.com