Sport Ndërkombëtar

Paul Gasol “var këpucët”

Paul Gasol tërhiqet nga basketbolli

Legjenda spanjolle Paul Gasol ka vendosur që të i japë fund karrierës së tij si basketbollit.

Shtatëgjati spanjoll, këtë lajm e bëri të ditur në një ngjarje në një shtëpi opere në Barcelonë ku morën pjesë ish-shokët e skuadrës dhe anëtarët e familjes, përfshirë gruan e tij, vajzën e vogël dhe vëllain Marc, transmeton Shqip.com.

Gasol, ndër të tjera tha se ky ishte njëri ndër vendimet më të rënda që ka marrë në karrierë.

“Do të tërhiqem nga basketbolli profesionist. Është një vendim i vështirë pas kaq vitesh, por është një vendim që e kam menduar me të vërtetë “, tha spanjolli.

41-vjeçari kishte njoftuar lamtumirën e tij nga basketbolli qysh në gusht të viti 2021, kur Spanja humbi nga Amerika në çerekfinalet e Lojërave të Tokios, të cilat shënuan Olimpiadën e tij të pestë.

Basketball | Olympics 2021: Pau and Marc Gasol's fond farewell to the  Spanish national team | Marca
Paul Gasol gjatë Lojërave Olpimipike me Spanjën, në vitin 2021.

Karriera e tij ishte e pasur si në nivel personal ashtu edhe në atë ekipor.

Ai fitoi dy tituj NBA me Los Angeles Lakers, në 2009 dhe 2010, dhe arriti një mesatare prej 17 pikë dhe 9.2 kërcime në 1,226 ndeshje të sezonit të rregullt me ​​pesë ekipe të NBA, përfshirë Memphis Grizzlies, Chicago Bulls, San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks.

Paul, ishte zgjedhja numër 3 në draftin e NBA 2001, duke u zgjedhur nga Atlanta, ndërsa kaloi te Memphis.

Gasol luajti për herë të fundit në NBA me Bucks në vitin 2019. Ai nënshkroi me Portland Trail Blazers atë vit, por kurrë nuk arriti të luante.

Pau Gasol Injury Return: When Will The Lakers Star Be Back On The Court?
Paul Gasol dhe Koby Bryant

Gasol fitoi titullin e kampionatit botëror me Spanjën në 2006, ndërsa kishte fituar Kampionate Evropiane  në 2009, 2011 dhe 2015.

Së fundmi, ishte pjesë e ekipit të tij të fëmijërisë, Bacelonës./Shqip.com