Sport Ndërkombëtar

Pau Torres – dëshira e klubeve të mëdha

Pau Torres

Po e zhvillon sezonin e pestë në La Liga.

Ani pse tituj nuk ka fituar – ai konsiderohet si një nga qëndërmbrojësit më të mirë në Spanjë.

Pau Torres është dëshira e klubeve të mëdha.

25 vjeçari ka rënë në radarin e Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

Sipas Fabrizio Romanos – të gjitha këto ekipe kanë shprehur interesim – në mërkaton e verës për futbollitin e Villarrealit, por nuk arritën marrëveshje.

Torres është njeriu kryesor i repartit defanziv te “nëndetësja e verdhë” – teksa ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Spanjës.

Ai i zhvilloi gjashtë ndeshje “Euro 2020” me “La Rojan”.

Shtatgjati ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2026, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 50 milionë euro./Shqip.com