Patson Daka – njeriu i mbrëmjes në Europaligë

Patson Daka është autor i katër golave, në ndeshjen që Leicesteri e zhvilloi sonte – kundër Spartak Moscow.
Ekipi anglez shënoi fitore të ngushtë 3-4 në udhëtim në Rusi, në kuadër të fazës së grupeve në Europaligë, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënuan vendasit me anë të Sobolev pas vetëm 11 minutave lojë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Larsson.
Por ky gëzim e skuadrës vendase duket që e “irritoi” Patson Daka-n, i cili në minutat 45, 48, 54 dhe 79 e tundi rrjetën katër herë dhe i dhuroi skuadrës së tij fitoren.
Ndërsa, ekipi vendas deri në fund arritën vetëm që të ngushtonin rezultatin me anë të Sobolev, katër minuta para përfundimit të ndeshjes.
Për skuadrën angleze, kjo ishte fitorja e parë në tre ndeshjet e zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e dytë me katër pikë, më Grupin C, kurse Spartak Moscow, janë një pozitë më poshtë me tre pikë.
Për 23 vjeçarin, ky është sezoni i parë me “dhelprat”, ndërsa paraprakisht ishte pjesë e Red Bull Salzburg./Shqip.com