Sport Ndërkombëtar

Patric Vieira u përlesh me disa fansa të Evertonit mbrëmë në ndeshjen e “çmendur”

Mbrëmjen e të enjtes Evertoni siguroi matematikisht mbijetesën në Premierligë.

Ata patën përballë Crystal Palace-n që e mposhtën me rezultat 3:2.

Trajneri i skuadrës mysafire, Patrice Vieira u përball me një nga shumë tifozët e future në fushë pas ndeshjes.

Legjenda e Arsenalit nuk u durua dhe shpërtheu duke e shqelmuar atë.

Pastaj, disa tifozë të tjerë vendas e rrethojnë duke e kërcënuar, por francezi qëndron stoik duke u përballur edhe me ta.

Përndryshe, 45 vjeçari u emërua shef i solit të skuadrës angleze në korrik të vitit të kaluar, me kontratë deri më 2024. /Shqip.com