Lajme

Pasuria milionëshe e Pacollit, për “mësysh” e ka një kredi

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vazhdon të jetë politikani më i pasur në Kosovë.

Pasuria e tij totale sillet diku rreth 743 milionë euro.

Pacolli ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 210 milionë euro. Këtu përfshihen shtëpi, toka dhe hotelet. Vetëm një shtëpi e tij kushton gati 18 milionë euro.

Në total, vlera e pasurive të luajtshme sillet rreth 8 milionë e 504 mijë euro.

Pacolli posedon edhe shumë aksione në shoqëri komerciale. Vlera e tyre sillet rreth 506 milionë euro.

Vetëm në Mabatex Group ka aksione në vlerë 200 milionë euro, për të cilat ka deklaruar pronësi të përbashkët.

Shuma e parave që Pacolli e ka në banka sillet rreth 10 milionë euro. Anipse ndoshta nuk mund ta besojmë, mirëpo në raportimin e Pacollit del se ka një kredi prej 287 mijë euro për të cilën thotë se e ka marrë për investime private.

Ka afat që ta kthejë deri në vitin 2025.

Ndërkohë, si të hyra vjetore i ka deklaruar gati 4 milionë euro.

Deklarimin e plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.