Pasuria e Konjufcës, dy banesa në vlerë prej 133 mijë euro, në bankë ka vetëm 8 mijë euro para të gatshme
Publikuar:
(14.06.2022 13:39:47)
Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2022.
Sipas raportimit të pasurisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka raportuar se në emër të tij posedon dy banesa në vlerë prej 133 mijë euro.
Ndërsa, në bankë ka 8 mijë euro para të gatshme.
Sa i përket detyrimeve, Konjufca ka një kredi prej 67 mijë euro të cilën obligohet ta kryej brenda 12 viteve.
Sa i përket të hyrave vjetore, ai ka raportuar se merr 26 mijë euro si pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës. Ndërsa nga Vetëvendosje merr afër 5 mijë euro.
Ndërsa, ka marrë 962 euro meditje nga Kuvendi./Shqip.com