Kulturë

“Pasionet e idiotëve”, libri më i ri i sociologut Labinot Kunushevci

“Pasionet e idiotëve”, libri më i ri i sociologut Labinot Kunushevci
“Pasionet e idiotëve”, libri më i ri i sociologut Labinot Kunushevci

Sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri i sociologut Labinot Kunushevci “Pasionet e idiotëve”, botim nga Libraria Artini – Toena.

Autori ka bërë të ditur se, libri do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Prishtinë, i cili do të hapet më 6 qershor.

Recensues të librit janë: Afrim Blyta, Ali Pajaziti, Daut Dauti. Ndërsa, redaktor i librit është Mehdi Mulaj.

Libri “Pasionet e idiotëve” përmban gjithsej 10 ese sociologjike me temat:

1. Si ndikojnë idiotët në jetën tonë?

2. S ka në universitet profesorë perversë, sharlatanë, idiotë?

3. Pse punëdhënësit fyejnë inteligjencën e punëtorëve?

4. Si janë bërë idiotët kaq të famshëm në media?

5. Pse humori është art serioz dhe jo shaka për turma?

6. Kush po u jep kaq vetëbesim analistëve në media?

7. Si trazohen emocionet ndaj zotit?

8. Pse sot kemi prindër që shtojnë njerëzimin, por zvogëlojnë njerëzoren?

9. Si t’i njohim politikanët karizmatikë se janë edhe idiotë të karrierës?

10. A po krijojmë qenie hibride, pa inteligjencë emocionale: njerëz-makina?

/Shqip.com