Lajme

Pasi vrau nënën, sulm me thikë ndaj babait dhe hallës

Për vrasjen e nënës së tij, Prokuroria kërkon që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik
Për vrasjen e nënës së tij, Prokuroria kërkon që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji personit që dyshohet se vrau nënën e tij në mënyrë makabre në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Ndërkohë autoritet e drejtësisë kanë zbuluar se i dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, vend ku i dyshuari posedon edhe leje qëndrim.

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Pejës, duke treguar se biletën e kthimit e kishte nxjerrë për datën 19 prill të këtij viti.

Në shkresat e Gjykatës tregohet se i dyshuari pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij.

Këto detaje gjykata i ka përmendur në arsyetimin që ka dhënë për caktimin e masës së paraburgimit.

/Shqip.com