Pasi u takua me Përparim Ramën, Ramë Lahaj bën testin për COVID-19
Publikuar:
(11.01.2022 20:55:31)
Ditën djeshme tenori i njohur, Ramë Lahaj, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, derisa publikuan fotografi së bashku, në zyrën e kryetarit.
Pas këtij takimi, tenori ka zgjedhur që t’i nënshtrohet testit për COVID-19.
Në një imazh të siguruar nga KlanKosova, shihet se Lahaj ka rezultuar negativ me coronavirus.
Tenori ndërkaq njihet për kujdesin e madh ndaj shëndetit të tij, teksa shpesh herë në Instagram ka shpërndarë mesazhe sensibilizuese.
Gjatë diskutimit të tyre, janë shqyrtuar mundësitë për zhvillimin në komunitetin artistik./SHQIP.com