Lajme

Pasi u shkarkua nga pozita e kryesuesit në Kuvendin e Prishtinës, reagon Pëllumb Bajqinovci

Pëllumb Bajqinovci
Pëllumb Bajqinovci

Pëllumb Bajqinovci, në një seancë të jashtëzakonshme sot u shkarkua nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Shkarkimi i tij erdhi pas prishjes së koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas shkarkimit, Bajqinovci ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook.

“Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re”, ka shkruar ai.

/Shqip.com