Rozë

Pasi u përfol që ka marrë ofertë prej 20 mijë euro për të prezantuar, reagon Luana

Luana Vjollca

Këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca është një ndër emrat më të përfolur në media.

Së fundmi moderatorja është përfolur për një ofertë të majme që ka marrë për t’iu bashkuar një televizioni, 15 vite pasi la Top Channelin.

Paga që është përfolur është 20 mijë euro në muaj për të moderuar programin e saj “Shiko kush luan”.

E që tashmë siç duket Luana në mënyrë indirekte është përgjigjur në një postim në Instagram.

“Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive .

E sa i përket fushës muzikore, ajo pritet të lansojë një projekt muzikor që i ka premtuar fansave për shumë kohë për të cilin ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitro. /SHQIP.com