Rozë

Pasi u aludua se ka filluar romancën me Bora Zemanin, Atdheu: Nuk jemi as miq, asgjë fare

Atdhe Xharavina dhe Bora Zemani

Pjesëmarrësi i sezonit të parë të emisionit “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka zgjedhur që thyej heshtjen për disa çështje.

I ftuar sot (e enjte) në emisionin “Wake Up”, Atdheu pati rastin që të flas rreth prezantueses së njohur, Bora Zemani.

Për dyshen javë më parë është aluduar se kanë filluar romancë, derisa ky i fundit nuk e mohonte pëlqimin ndaj saj.

Ai u pyet nëse këto pretendime janë të vëreta, derisa Xharavina theksoi se ata tashmë nuk janë as miq.

“Ajo është gocë e bukur dhe rob i mirë, por nuk është që, se të ishte ashtu si thua ti kisha luftuar, se unë jam në një lidhje dhe cenohet edhe goca tjetër. Me Borën nuk jemi miq, asgjë fare”, është shprehur ai.

Tuje Atdheu ka folur edhe për ‘Big Brother Vip’, ndërsa ka thënë që sipas tij, aktorja Arjola Demiri, do të jetë fituese. /SHQIP.com