Rozë

Pasi tha se ka fjetur me femrat më të bukura, Morena ka disa fjalë për Stresin

Diskutimet në mes të Xhulit dhe Stresit, kanë marrë vëmendjen e mediave rozë.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar këngëtarja, shoqja më e mirë e Stresit, Morena Taraku.

Morena, ka mbështetur Stresin, duke thënë se nuk e beson të ketë qenë tendencë e rep artistit ta ofendonte Xhulin.

“Jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër dhe i respekton të gjitha. Aty brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëllai im i dashur. Të kuptoj shumë mirë që brenda 4 mureve të gjithë banorëve çdo fjalë e dikujt ju lëndon shumë nganjëherë. Nganjëherë fjalët marrin kahe të pa duhur por unë e di se ti nuk ke menduar të lëndosh askënd. Unë të njoh mirë dhe të çmoj shumë sepse ma ke vërtetuar dashurinë e sinqertë ndër vite edhe kjo më bën të shkruaj sot sepse të njoh më mirë se të gjithë”, ka shkruar Morena.

Tutje, Morena u shpreh se e ka marrë malli për Stresin dhe që nuk e ka parë për një kohë të gjatë.

/Shqip.com