Lajme

Pasi sanksionohet nga SHBA, Vela e quan Vulinin vegël ruse

Shefi i Presidencës, Blerim Vela, tha se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është vegël ruse.

Ky koment i tij erdhi pas sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vendosën ndaj Vulin.

Sipas tij, Vulin është ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.

“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një vegël ruse i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela.

/Shqip.com