Lajme

Pasi përplasi për vdekje të moshuarën u largua nga vendngjarja, arrestohet 16-vjeçari

Një 16-vjeçar i cili përplasi për vdekje në 70-vjeçare në Fushë-Krujë është arrestuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, pranë tregut të fruta-perimeve të qytetit, ku 70-vjeçarja është përplasur teksa kalonte në anën e tjetër të rrugës.

I riu me iniciale M. H., pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, ai u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, raporton TCh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Shqip.com