Rozë

Pasi pa Donaldin dhe Borën bashkë, Antonela zbulon reagimin e Beatrix

Videoja e Donaldit me Borën në eventin e Valdrin Sahitit, është bërë virale në mediat rozë.

Ndërkaq u pyet edhe për këngëtaren që brenda shtëpisë së Big Brother, ishte në lidhje me Donaldin.

Këngëtarja ka qenë duke darkuar me Antonela Berishën kur kanë parë videon nëpër portale. Këtë e ka treguar vetë ish-konkurrentja e “Përputhen”, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Antonela tha se Beatrix nuk ka bërë asnjë reagim dhe se kanë vazhduar normalisht darkën, dhe se ajo tani është në gjendje të mirë.

“Ishim për darkë dhe në një moment u kthyen njerëzit duke na parë. Dhe ne ishim “Çfarë ndodhi?”, pastaj pamë portalet po kaq, vazhduam darkën normalisht. Di të them që Trixa është super dhe po merret me disa projekte të reja, mua më duket super mirë”, u shpreh Antonela.

Bora dhe Donaldi ishin të ftuar në evetin e stilistit Valdrin Sahiti, e në mesin e tyre ishin edhe shumë tjerë anëtarë të estradës.