Rozë

Pasi njoftoi se i është rikthyer tumori në kokë, deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi merr mijëra komente mbështetëse

Aktorja, Adriana Matoshi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor në kokë.

Matoshi, e cila me profesion është aktore, përmes një shkrimi të gjatë ka thënë se pas nëntë viteve i është rikthyer sërish sëmundja të cilën e kishte mposhtur njëherë, shkruan Shqip.com.

Pas këtij momentit ajo ka marrë mbështetje nga shumë kolegë të saj duke përfshirë aktorë, deputet, miq e mijëra njerëz të cilët përmes komenteve të ndryshime i kanë uruar asaj shërim sa më të shpejtë.

“Adriana zemra jem e bardhë shërim te shpejtë jetë e di që ki me ja dal edhe kësaj sfide të dua zemra jem”, ka shkruar këngëtarja, Nora Mucaj.

“Mos bo stila, kemi pune vitin e ardhshëm!”, aktori Fatmir Spahiu i njohur si Bufi.

Ndryshe, gazetari Milaim Zeka ka postuar një fotografi të deputetes, duke shkruar se të gjithë lutemi për të.

“Adriana Matoshi – të gjithë lutemi për ty. Ke kaluar sfida me të rënda në jetë, se sa kjo. Te gjitha do i kalosh, duke mos harru për asnjë sekondë se të duam shumë, dhe lutemi për ty!”, shkroi ai në postim.

Edhe  deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka komentuar në statusin e Adrianës.

“E dashur Adriana Matoshi jemi me fat që te kemi. Je personi që gjithherë na rikujton rendësin e jetës. Te dërgoj shume përqafime, jam e bindur që edhe këtë betejë do ta kalon dhe do shihemi për te luftuar edhe beteja te tjera bashk”, ka shkruar ajo.

“Gutu kryj punë Adriana se 100.000 punë i kemi”, ka shkruar aktori, Edi Kastrati.

“Adriana, ti je e forte zemër dhe përplot pozitivitet dhe jam e bindur qe do ta kalosh edhe këtë sfide e do te kthehesh me shëndet të plote pranë familjes, miqve e kolegeve. Bashkë, do t’i vazhdojmë planet qe i kemi”, i ka shënuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Komente në profilin e Adrianës ka pasur edhe nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të cilat i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Ti qëndron e fortë përpara çdo stuhije. Shtyllën për forcë e ke udhëtim të jetës. Nuk të mposht asgjë!”, ka komentuar deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi.

“Ti je e fortë! Pa dyshim qe do ja dalësh! Zoti qofte me Ty”, ka komentuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ndryshe, vetëm tri orë nga postimi Adriana ka marrë 3 mijë e 700 komente përkrahëse./SHQIP.com