Rozë

Pasi nisi transmetimi i BBVK, Gold Ag i vjen për të vjellë?

Gold AG-reperi

Big Brother VIP Kosova ka filluar mbrëmë nga ora 21:oo në një edicion të gjatë deri mbas mesnatë.

Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi, janë pjesë e këtij kasti.

Pritjet për këtë program kanë qenë shumë të mëdha – por, siç duket tashmë shikuesit veç se janë dëshpëruar.

E një nga ta është edhe këngëtari nga Presheva, Gold Ag.

Ai ka publikuar një foto të zbrazët ku ka vendosur një emoji duke vjellur.

Ky nuk ishte një reagim direkt, por komente të shumta mori në postim.

/Shqip.com