Rozë

Pasi Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman, reagon për herë të parë Mozzik

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi së fundmi ka qenë në qendër të mediave rozë jo vetëm shqiptare por edhe ato të huaja.

Së fundmi artistja përmes disa fotove në Instagram ua ka vëë ‘kapakun’ thashethemeve duke konfirmuar lidhjen e re me futbollstin e njohur gjerman, Kerem Adeyemi.

Mirëpo ditën e sotme rreth këtij lajmi ka reaguar ish-partneri i Loredanës, Mozzik me të cilin ajo ka dhe një vajzë, Hanën.

Reperi ka postuar në Instagram një foto të vetën në një fushë sporti dhe krahas saj ka bërë një shkrim ‘thumbues’.

“Vallaj që sot me Bayernin”, ka shkruar reperi.

Mesa duket ky ka hedhur një ‘thumb’ për nënën e vajzë së tij dhe partnerin e saj më të ri, pasi ky i fundit luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, e cila është skuadra më e madhe kundërshtare e Bayern në Bundesliga.

/Shqip.com