Rozë

Pasi largoi Arian Çanin, Luana Vjollca zbulon emrin e emisionit të saj në TV Klan

Padyshim që Luana Vjollca është ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.

Pas një viti pauzë, moderatorja shqiptare po rikthehet me në emision të ri në Tv Klan.

Luana Vjollca do të jetë këtë sezon në ekranin e Tv Klan vjen çdo të premte. Faqja zyrtare e Tv Klan zbulon se programi i saj do të quhet “S’luan dot me mua” dhe do të jetë një show i madh televiziv që moderatorja po përgatit tashmë për publikun shqiptar.

Sipas Tv Klan emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që me siguri do të jetë shumë i ngjashëm me programin që Luana ka realizuar për katër sezone në Top Channel, “Shiko Kush Luan”.

Shkëputja e kontratës me Top Channel rikujtojmë se erdhi pas 15 vitesh karrierë./Shqip.com