Rozë

Pasi la Top Channel, vjen oferta marramendëse për Luana Vjollcën nga një tjetër media

Luana Vjollca

Luana Vjollca është padyshim nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar dhe prezantuesja më e ndjekur në rrjetet sociale me mbi 2 milion ndjekës.

Lajmi se braktisi ‘’Top Channel’’ pas 15 viteve bashkëpunim bëri bujë të madhe në media rozë.

Megjithëse është aktive edhe në muzikë dhe në biznes, Luana la të kuptohet se kishte menduar të vazhdonte sërish në televizion.

Megjithatë, duket se ajo tashmë ka marrë një ofertë të majme për t’iu bashkuar një televizioni tjetër.

Ajo është ftuar nga një televizion i vogël në Shqipëri për të moderuar dhe marrë të drejtat e programit të saj që transmetohej të dielave “Shiko kush luan”.

E aty asaj do t’i dhurohet një pagë jo më të vogël e as më të madhe se sa 20 mijë euro në muaj.

Thuhet se gjithashtu Luana ka marrë disa oferta të ngjashme edhe nga televizionet në Kosovë, por ajo akoma nuk ka marr asnjë vendim për to.

E sa i përket fushës muzikore, ajo pritet të lansojë një projekt muzikor që i ka premtuar fansave për shumë kohë për të cilin ka punuar në studion e kompozitorit Darko Dimitro. /SHQIP.com