Pasi i pranoi 10 gola – skuadra gjakovare e lëshon fushën në minutën e 39-të

Pas 39 minutave lojë, rezultati ishte 0-10 dhe njëra skuadër e lëshoi fushën e gjelbër.
Një ngjarje interesante ka nodhur sot – në Ligën e Tretë të futbollit të Kosovës.
Teksa po zhvillohej ndeshja ndërmjet K.F United Boys – FC Australia, dhe ishte vetëm minuta e 39-të, skuadra gjakovare (United Boys) u largua nga fusha.
Arsyeja – ishte debakli i thellë që po pësonte.
Në këto minuta sa u zhvillua takimi, për FC Australinë më i dalluari në fushën e gjelbër ishte Florian Berisha, i cili shënoi pesë gola.
Nga dy herë realizuan Bleon Tupella dhe Blerim Zeneli, kurse Besar Islami e tundi rrjetën një herë.
Teksa, pas kësja fitore të thellë, ekipi nga Mitrovica – pëmes një postimi në faqen zyrtare ka shkruar se gjakovarët nuk kishin udhëtuar fare në Mitroive – në sezonën vjeshtore.
Mbetet të shihet nëse Federata e Futbollit të Kosovës – do të marrë ndonjë vendim për të penalizuar KF United Boys. /Shqip.com