Rozë

Pasi Graniti e refuzoi, Fifi paketon valixhet për t’u larguar

Fifi

Ish-futbollisti, Graniti Cana i tha mbrëmë Fifit se nuk mund të jenë më shumë se shokë.

E gjithë pasi që Fifi ka treguar që ka një pëlqim për Granitin dhe nuk mund që ta shikojë si shokë, ndërsa ai po mendon ndryshe.

“Është zgjatur pak shumë kjo puna jonë edhe ka ardh një moment që ndoshta edhe njerëzit po presin me kuptu çka është kjo puna jonë. Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Fifi është prekur shumë nga Garaniti dhe sipas Sheilës ka dashur të largohet nga shtëpia duke paketuar edhe gjërat.

Gjatë rrjedhjes së gjërave, Iliri kishte qenë ai i cili e ka ndaluar ta bëjë atë gjë.

 Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi dhe u kthye prapë./SHQIP.com