Rozë Ndërkombëtar

Pasi e mori Musk edhe Gigi Hadid largohet nga Twitter

Edhe modelja Gigi Hadid u bashkëngjit në listën e largimeve nga Twitter pasi Elon Musk e mori atë.

Hadid, njoftoi vendimin e saj në Instagram gjatë fundjavës, duke shpërndarë një postim në Instagram që zbuloi se ekipi i të drejtave të njeriut në Twitter ishte pushuar nga puna të premten.

Musk bëri reduktime të thella të stafit në kompani, duke pushuar nga puna më shumë se 3,000 punonjës të premten.

Hadid ndau një pamje të postimit të ish-Këshilltarit të të Drejtave të Njeriut në Twitter, Shannon Raj Singh në postimin e saj.

“Dje ishte dita ime e fundit në Twitter: i gjithë ekipi i të Drejtave të Njeriut është shkëputur nga kompania. Jam jashtëzakonisht krenar për punën që kemi bërë për të zbatuar Parimet Udhëzuese të OKB-së për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut, për të mbrojtur ata që janë në rrezik në konfliktet dhe krizat globale, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Ukrainën, dhe për të mbrojtur nevojat e atyre veçanërisht në rrezik të abuzimit të të drejtave të njeriut për shkak të pranisë së tyre në mediat sociale, si gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut”, kishte shkruar Singh.

Hadid shtoi komentin e saj në fund, duke shpjeguar pse pikërisht ajo çaktivizoi llogarinë e saj.

“Me udhëheqësin e ri, Twitter po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë”.

“Vetëm më vjen keq për fansat me të cilët kam dashur të lidhem për një dekadë përmes Twitter, por nuk mund të them se është një vend i sigurt për askënd dhe as një platformë sociale që do të bëjë më shumë mirë sesa dëm”, ka shtuar tutje ajo.

Shumë prej fytyrave publike janë larguar nga Twitter, që kur Musk mori drejtimin e tij.

/Shqip.com