Sport Shqiptar

Pasi e mbrojti me trup, Embolo i komenton në shqip Xhakës në instagram

Zvicra ka eliminuar Serbinë nga Kampionati Botëror për të dytën herë, duke e mposhtur me rezultat 3:2.

Granit Xhaka ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes, i cili u shpall u shpall edhe lojtari i ndeshjes, pasi kishte një paraqitje mbresëlënëse.

Fitoren ndaj Serbisë, Xhaka e festoi duke e veshur fanellën e Ardon Jasharit, një tjetër futbollisti shqiptar që luan për Zvicrën.

Më pas, Xhaka e ka publikuar në Instagramin e tij edhe një foto me Jasharin dhe ku shihet me fanellën e tij.


Vëmendje ka marrë komenti i Breel Embolo, i cili shënoi golin e dytë për Zvicrën në minutën e 44-të. Ai ka komentuar në shqip, duke e quajtur Xhakën “luan”.

Luan repeat repeat repeat”, ka qenë komenti i Embolos, që deri tash ka marrë gati 900 pëlqime.

Ndryshe, golin e parë për Zvicrën e shënoi Xherdan Shaqiri, të dytën Breel Embolo, e të tretën Remo Freueler.

/Shqip.com