Rozë

Pasi e la Donaldi, Beniada e këshillon Beatrixin

Beniada dhe Beatrix

Çifti i njohur, Donaldi dhe Beatrix, si duhet janë duke i dhënë fund lidhjes së tyre.

Ditën e djeshme ata kanë diskutuar, teksa kanë vendosur që t’i japin hapësirë njëri-tjetrit.

Një gjë të tillë nuk e ka pritur edhe shumë mirë Beatrix, e cila në shtëpinë e famshme është parë me lot në sy.

Beniada ka vendosur që t’i qëndrojë në krah këngëtares, derisa u pa edhe duke e këshilluar.

“Shikoje në sy, buzëqeshi, thuaj të kam xhan, sa të dëgjojë pastaj largohu, keni nevojë të dy bashkë për pak ngrohtësi në këtë moment”, u shpreh ajo.

Kjo e fundit për raportin e çiftit ka folur edhe me Donaldin, ndërsa aktori ka shprehur shenja pakënaqësie./SHQIP.com