Lajme

Pasi e fituan Prishtinën – Abdixhiku e Rama relaksohen bashkë me familjet e tyre

Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama.

Familja e Përparim Ramës dhe ajo e Lumir Abdixhikut, janë takuar të martën, në Prishtinë.

Kjo pas fitores së Përparim Rama në zgjedhjet lokale të realizuar në kryeqytet më 14 nëntor, ku ia doli ta mposhte Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas aktiviteteve të ngjeshura, u takuam bashkë me familjet tona, për ta përmbyllur ditën së bashku me më të dashurit tonë, që na japin mbështetje përherë”, ka shkruar Rama në Facebook.

40 mijë e 659 vota i mori Përparim Rama i Lidhjes Demokratike në Zgjedhje.

Kjo atij do t’ia mundësojë që ta qeverisë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme.

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës pos Prishtinës ka arritur të fitojë edhe në 6 komuna tjera. /Shqip.com