Rozë

Pasi Bora Zemani njoftoi largimin nga “Për’puthen”, zbardhet emri i moderatores së njohur që pritet ta zëvendësojë

Bora Zemani

Moderatorja e Për’puthen, Bora Zemani ka paralajmëruar largimin nga ky format.

Pas dy vieteve moderim, Bora morri vendimin e papritur duke befasuar të gjithë.

Por, kjo nuk do të thotë se po largohet përfundimisht nga ekrani, pasi që sipas thashethemeve të fundit atë po e pret moderimi i një emisioni mjaft gjigant.

Bora Zemani

Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur. Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët.

“Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri tanishme, spektakli do t’i besohet Bora Zemanit.

Kurse për Për’puthen sipas spekulimeve do të kujdeset Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël.

Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje do të ketë në televizion, duke na lënë peng të risive./Shqip.com