Rozë

Ka apo nuk ka pasaportë diplomatike, çfarë thotë Valdrin Sahiti?

Çështja që disenjatori Valdrin Sahiti ka arritur të marrë pasaportë diplomatike ka disa ditë që po përmendet kudo në rrjetet sociale.

Këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.

Ai shkroi një status në Facebook ku sqaroi saktësisht lajmet rreth Valdrin Sahitit e pasaportës diplomatike.

“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka thënë Kupina.

Kurse, lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe vet Sahiti në emisionin “Oxygen” të Besim Dinës.

Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti ka pranuar se e posedon tashmë.

“Pse a s’e meritoj a?”, i thotë ai Besim Dinës, në një promo të emisionit Oxygen, kur pyetet për këtë çështje.

Theksojmë se Valdrini është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj./Shqip.com