Lajme

Pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 10 fishekë

Një pasagjeri në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, i janë sekuestruar 10 fishekë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Gjatë kontrollit në shkuarje tek i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 10 fishekë të kalibrit 7.62mm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

/Shqip.com