Lajme

Pasagjeri sulmon zyrtarin policor

Zyrtari policor.

Një zyrtar policor është sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga ana e një pasagjeri derisa po bënte kontrollin e një automjeti.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mesnatës.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 28.03.2023-01:00. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, pjesëtar i PK-së, i cili derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare,  gjatë legjitimit të një automjeti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar (pasagjer)”, thuhet në raportin policor.

Më tutje është bërë e ditur se viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

/Shqip.com