Lajme

Pas zgjedhjes së kryetarit, PDK miraton deklaratë politike me 23 pika

PDK miraton deklaratë politike me 23 pika

Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e 10-të zgjedhore, ku drejtimin e partisë e mori Memli Krasniqi, kjo parti e ka miratuar një deklaratë politike që përmban 23 pika, transmeton Shqip.com.

Në njoftimin për media të PDK-së thuhet se përmes kësaj deklarate, ky subjekt politik shpreh krenarinë për origjinën e saj politike që buron nga kauza për çlirimin e vendit dhe lufta e drejtë dhe e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“PDK-ja me lidershipin e ri, do të reformohet për të avancuar agjendën politike në drejtim të ballafaqimit me pushtetin e papërgjegjshëm dhe keqqeverisjen aktuale”, thuhet në njoftim.

“Ajo synon të nxisë mobilizimin politik ku së bashku me qytetarët, të kufizojë qeverisjen e dëmshme dhe ta rikthejë qeverisjen e zhvillimit, emancipimit, dinjitetit dhe integrimit”, u tha më tej në këtë kumtesë. /Shqip.com