Rozë

Pas videos me Borën, del videoja e Trixës duke përmendur emrin e Semit

Skandali i fundit i temës Donald-Beatrix-Bora, ku dje ka qarkulluar një video në Tik Tok, është bërë menjëherë top temë në mediat rozë.

Bora Zemani ruajti një video të Donaldit dhe Beatrix, të cilët shihet duke u përqafuar, dhe reagimi i Trixës nuk mungoi fare.

Ajo publikoi një video në TikTok ku ka ironizuar Borën pas veprimit të kësaj të fundit.

Por tashmë një video e këngëtares Beatrix po qarkullon kudo, ku ajo dëgjohet qartazi teksa flet për Semi Jaupajn.

Videoja është publikuar nga Niko Komani në InstaStoryn e tij dhe në prapaskenë dëgjohet zëri i Trixës që flet për Semin.

Këngëtarja dëgjohet duke thënë: “Semi e dinte shumë mirë”.

Moderatorja e njohur nuk ka dhënë asnjë koment për këtë situatë. /SHQIP.com