Lajme

Pas vendimit reagon familja: Turpi ju mbuloftë, gjyqtarë të pandershëm e të pamoralshëm

Vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjetës, në nëntor të vitit 2015.

Lexo edhe:
Apeli ia ulë dënimin vrasësit të Donjeta Pajazitajt

Shkëlqim Pajazitaj, përmes një postimi në Facebook, ka mallkuar sistemin e drejtësisë në Kosovës. “Turpi ju mbuloft, gjygjtar t’pandershem e t’pamoralshem, Kofsh e Mallkueme Drejtësia e Kosovës”, ka shkruar Pajazitaj.

/Shqip.com