Lajme

Pas tri ditësh në kërkim, personi i humbur nga Shtërpca gjendet në Suharekë

Pas tri ditësh në kërkim, personi i humbur nga Shtërpca gjendet në Suharekë
Pas tri ditësh në kërkim, personi i humbur nga Shtërpca gjendet në Suharekë

Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

Bëhej fjalë për personin, Goran S. Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

Tutje, sipas këtij njoftimi, që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet tutje në njoftim.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij.

Policia Rajonale e Ferizajt i falënderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë, “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij.

/Shqip.com