Ekonomi

Pas trazirave në Kuba largohet dogana mbi produktet esenciale

Protesta anti-qeveritare në Kuba

Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqimin, ilaçet dhe gjërat e tjera të domosdoshme pas trazirave të fundit.

Që nga e hëna e ardhshme, nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e tilla të sjella nga udhëtarët deri në fund të vitit.

Mijëra njerëz dolën në rrugë të delën në protesta mbi mungesën e ushqimit dhe ilaçeve, rritjen e çmimeve dhe trajtimin që Qeveria ia ka ka bërë pandemisë COVID-19.

Një kërkesë që ata kishin ishte që njerëzit që mbërrinin në Kubë të sillnin furnizime pa paguar detyrime doganore.

Dhjetra janë arrestuar në të gjithë vendin që nga fillimi i trazirave të dielën. Autoritetet konfirmuan të martën se një burrë kishte vdekur.

Demonstratat e paautorizuara janë të paligjshme në Kubë, dhe protestat anti-qeveritare janë të rralla. /Shqip.com