Sport Ndërkombëtar

Pas tetë muajve Zeneli rikthehet në fushë

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli la lënë pas lëndimin dhe pritet të rikthehet në fushë.

Ai do të jetë i gatshëm që në fundjavë të luajë me skuadrën e dytë të Reimsit.

Lajmi për rikthimin e mesfushorit në fushë e ka konfirmuar të premten në trajneri i skuadrës, Oscar Garcia.

“Mungesat e javës së kaluar nuk do të kthehen. Arbër Zeneli do të luajë me ekipin e dytë”, ka thënë trajneri Garcia.

26-vjeçari do të ketë minutat e para pas lëndimit të gjatë, në ndeshjen që Reims II e luan kundër FCSR Haguenau, të shtunën në orën 18:00.

Zeneli u operua në gju për shkak të një lëndimi që e pati, e që e la atë jashtë fushës për tetë muaj.

Zeneli u lëndua në ndeshjen kundër Paris FC në miqësore.

Ai pritet të jetë i gatshëm plotësisht edhe për ndeshjet miqësore të Kosovës në muajin mars.

Me Kosovën, Zeneli i ka 27 ndeshje të zhvilluara gjithsej, derisa ka shënuar edhe nëntë gola.

Kosova më 24 mars luan kundër Burkina Fasos në Prishtinë, derisa më 29 mars luan kundër Zvicrës në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich./Shqip.com