Lajme

Pas tensioneve në Veri, vazhdojnë të jenë të bllokuara tri pika kufitare

Kolonat tek Dheu i Bardhë

Deri në orët e pasdites të kësaj së marte, Dheu i Bardhë ishte pika e vetme më e madhe kufitare që kosovarët do të mund të përdornin për të kaluar drejt Serbisë e për të kaluar edhe në transit.

Dheu i Bardhë, është një në të paktat pika që nuk u bllokua nga protestuesit serbë për qarkullim.

Këtë 20 qershor, gjendja fare pak dallonte nga ditët e tjera ndonëse thirrjet u bënë që kjo të jetë një nga pikat referente për t’u përdorur nga bashkatdhetarët dhe ata që ja mësyjnë Evropës.

Ata që dëgjuan këtë thirrje, thanë për televizionin Dukagjini se për problemin mësuan nga mediat derisa thonë se bënë rrugë më të gjatë për të hyrë në Kosovë.

Hysen Tejeci, bashkatdhetar, ka thënë se “Hera e parë që erdha këndej gjithë ka Merdari i kemi ra nuk patëm problem rrugës, dy orë më shumë bëmë rrugë”.

Taib Salihu, bashkatdhetar, ka thënë se “E njëjtë është situate nuk ka kolona, nuk pat naj ndryshim, po kom degju që jonë të bllokume dhe e kemi përdor këtë pikë, s’patë kolona”.

E ata që erdhën nga Lugina, thanë se nuk patën problem gjatë kalimit të kufirit.

Mehmet Salihu ka thënë se “Probleme nuk pat rrugës sa erdhëm, unë jomë kanë deri në Vrajë, por s’patëm problem rrugës”.

Sabedin Limani ka thënë se “Nuk patë kolonë, në rregull ke , s’patë problem”.

Për dallim nga veturat edhe në këtë pikë kufitare po zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës e cila pas kidnapimit të tre policëve nga Serbia, vendosi që të ndaloj hyrjen e kamionëve me mallra serbe në Kosovë.

Disa nga to gjatë ditës u kthyen mbrapa në këtë pikë kufitare.

Pika tjetër në rajonin e Anamoravës që lidhë Kosovën me Serbinë është edhe Mutivoda

Për dallim nga Dheu i Bardhë në këtë pikë,  fluksi i automjeteve ishte dukshëm më i vogël.

Tensionet në Veri të vendit, pastaj kidnapimi i tre policëve nga Serbia dhe vendimi i ardhur më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës për bllokim të hyrjeve të kamionëve me mallra serbe ka bërë që serbet të rebeloheshin dhe të bllokojnë për disa orë afërisht e tri pikat kufitare, Jarinjë, Merdarë e Bernjak.

/Shqip.com