Lajme

Pas të shtënave në drejtim të një veture hedh armën, arrestohet i dyshuari

Ilustrim
Foto ilustruese

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet që kishte shtënë me armë në drejtim të një veture, e më pas e kishte hedhur armën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në veturën ku i dyshuari kishte shtënë, ndodheshin tre persona.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte hedhur në një shportë mbeturinash një armë zjarri AK-47, me të cilën dyshohet se kishte shtënë në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin tre persona. Njësitet policore kanë konfiskuar armën dhe 27-fishekë, ndërsa vetura  e dëmtuar është sekuestruar për ekzaminim”, thuhet në njoftim.

Në stacionin policor janë paraqitur tre viktimat të cilët dyshohet se kanë qenë në veturë në momentin kur është shtënë në drejtim të veturës.

Me vendim të prokurorit janë inicuar rastet e lartcekura ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com