Lajme

Pas takimit me Ministrin, Mantelbardhët pezullojnë protestën

Mjeku

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.

Deri të ky pezullim i protestës erdhi pas një takimi me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe kryetares së FSSHK-së, Tevide Imeri.

“Pas takimi të Kryetares së FSSHK, znj. Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, z. Rifat Latifaj, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave të përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në këtë takim janë dakortësuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërish të mbingarkuar.

“Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona” thuhet më tutje në njoftim të Shoqatës.

Nuk do ketë paqe sociale në QKUK deri sa të kuptohet që komunitetet tona nuk janë qytetar të dorës së dytë, ndërsa poashtu nuk do mund të përjashtohen nga proceset dhe t’u cenohen të drejtat e tyre thuhet më tutje në reagimin e Shoqatës.

/Shqip.com