Lajme

Pas takimit me Macron, Vuçiq i nervozuar: Sipas të gjitha gjasave nuk do të takohem me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas takimit që ka pasur me presidentin francez, Emanuel Macron.

Para mediave, ai ka thënë se në takim është diskutuar për situatën në Kosovë dhe raportet bilaterale me Francën.

“Ka gjëra për të cilat s’mund të flas. Folëm për situatën në Kosovë dhe raportet tona bilaterale. Në fillim të vitit të ardhshëm shpresoj që Macron ta vizitojë Serbinë”, tha ai.

Vuçiq u pyet nga gazetarët edhe për gjasat reale për një takim të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku tha se sipas të gjitha gjasave nuk do të takohet me Kurtin.

“Serbët janë shprehur qartë se cilat janë kërkesat tona. Unë kurrë nuk jam optimist, kam pasur një takim të mirë, nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe, e kam fjalën për Francën. Dhe kur është fjala për Prishtinën, nuk jam optimist. Sot e solla dokumentin për targat dhe ia tregova Macronit. Nuk do ta japin, sepse e hoqën në mënyrë të njëanshme në 2020. Po kërkoj vetëm se çfarë thotë”, tha Vuçiq.

Tutje siç shkruan “Nova.rs” Vuçiq praktikisht gjatë gjithë kohës ishte dukshëm nervoz derisa iu drejtua publikut.

Ai ngriti zërin në disa raste, gjë që tregon se detajet e bisedës nuk ishin tërësisht pozitive.

/Shqip.com