Lajme

Pas takimit, Gërvalla dhe Fajon do të mbajnë konferencë për media

Sot do të zhvillohet një takim bilateral në mes kryediplomates sllovene, Tanja Fajon dhe ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi do të filloj nga ora 10:30 në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, Fajon dhe Gërvalla do të mbajnë konferencë për media.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, do të pres sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme të Sllovenisë znj.Tanja Fajon. Pas takimeve bilaterale, të dy ministret do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Kujtomë se pas takimit me Gërvallen, Fajon do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufcën.

/Shqip.com