Rozë

Pas sulmit të “Top Channel” nuk do të ketë spektakël në BBVA

Udhëheqësja e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, ka nisur prime-n duke u treguar banorëve për sulmin që ndodhi ndaj “Top Channel”.

Ajo u tha banorëve se ka filluar spektakli pa publik sepse për “Top Channel” është ditë zie.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël.

Arbana ndau lajmin me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin nëse nuk ndihen të sigurt.

/Shqip.com