Sport Ndërkombëtar

Pas suksesit të Cityt, anglezët synojnë diçka tjetër

Suksesi i Manchester Cityt në Champions League vijon të festohet, jo vetëm në rrugën e Mançesterit, por dhe në Angli, kjo për një arsye më madhore. Mediat angleze i kanë bërë jehonë suksesit të Cityt, por mbi të gjitha lojtarëve anglezë që janë pjesë e ekipit të Pep Guardiolas.

 “Yjet e City duan më shumë lavdi në Evropë”, ishte titulli i Daily Express, dedikuar Përfaqësueses angleze. Walker, Stons, Grealish, Foden dhe Phillips, janë 5 lojtarët e Man.City, pjesë e Përfaqësueses angleze.

Tifozët britanikë shpresojnë që yjet e City të udhëheqin edhe Anglinë. Në të njëjtën linjë ishte edhe Mirror, por e përditshmja britanike kishte si personazh kryesor Jack Grealish. “Festa e çmendur e Jack”, shkruan Mirror në faqen e parë. Grealish ishte personazhi kryesor i festimeve të City, net pa gjumë dhe alkool pa fund.

/Shqip.com