Rozë

Pas skandalit me Antonelën, çfarë ka për të thënë sot Loco

Antonela Berisha

Përputhen ka mbyllur sezonin e tretë të transmetimit.

Pas kësaj është bërë ribashkimi i gjithë kandidatëve për të gjitha sezonet deri më tani.

Një nga ta është edhe Elvisi, i njohur si Loco, i cili  ishte një nga konkurrentët më të spikatur në sezonin e kaluar.

Ai zhvilloi takime me disa nga vajzat në emision, ndërkohë që herë pas here përfshihej në debate të forta me konkurrentët dhe me opinionistin Arjan Konomi.

Ishte një postim në rrjetet sociale për Antonelën, që u bë më pas shkak për largimin e Elvisin nga programi.

Ai publikoi atëherë një fotografi me litar në “Instagram”, për të cilën tha se e kishte për Antonelën. Pas debateve të forta në program ai vendosi që t’i japë fund rrugëtimit të tij, në një periudhë kur njohja me Sindi dukej se po shkonte mirë.

I ftuar sot në “Për’puthen”, Loco kujton momentin dhe pranon se ka mërzitur ‘disa persona’, por shton se Antonelës nuk i ka kërkuar falje.

Ndryshe, të ftuar ishin edhe Sara, Jasmina, Bruno, Alvisa dhe Bashkimi./SHQIP.com