Rozë

Pas sjelljes së Fifit, reagon shoqja e saj e ngushtë

Argjira Spanca dhe Bigh Brother VIP

Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” vetëm se po rritën.

Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur në publik si Fifi po merr kritika sa i përket sjelljes së saj në Big Brother VIP, pas që mbrëmë ajo është përfshirë në dy debate.

Njëra ishte me Monikën dhe tjetër me Semin, ku kjo e fundit edhe ka qarë.

Pas kësaj këngëtarja nga Kosova po kritikohet nga shikuesit e Big Brother VIP në rrjete sociale, për sjelljen e saj me banorët, ku një pjesë janë duke e kërkuar edhe largimi e saj.

Por, asaj në mbrojtje i ka dal blogerja, Argjira Spanca, e cila është njëra nga mikeshat më të mira të Fifit.

Ajo ka reaguar përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se këngëtarja ka zemër mjaft të madhe.

“Ti ke një zemër kaq të madhe e cila të bën të përballesh më disa gjëra rrugës, por kurrë mos e bëj më të vogël në mënyrë që udhëtimi yt të jetë më i lehtë”, ka shkruar ajo për Fifin.

Ditë me parë edhe shoki i Fifit, balerini Graciano Tagani është shprehur se Graniti po e përdorë Fifin dhe se ajo është një person shume i mirë./SHQIP.com