Rozë

Pas shumë vitesh, Marina ndryshon pamjen

Moderatorja, Marina Vjollca

Pas një lidhje gjashtë vjeçare, familja e moderatores, Marina Vjollca edhe reperit, Getoar Selima po zgjerohet.

Ata pritët që të bëhen prindër të një foshnje, detaje të cilat nuk janë bërë të ditur për publikun.

Ndërsa, tashmë nuri në pamje nga shtatzënia nuk është i vetmi ndryshim për Marina Vjollcën.

Prezantuesja e njohur ka vendosur që të bëjë një ndryshim për herë të parë, pas shumë kohësh duke mos qëndruar më biondinë.

Marina përmes postimeve në Instagram ka treguar se me ardhjen e vjeshtës ka vendosur që të mbyllë ngjyrën e flokëve, të cilat tashmë kanë nuancë kafeje.

Ky ndryshim duket që i ka pëlqyer shumë fansave të saj të cilët menjëherë kanë përgëzuar moderatoren për pamjen e re, por ka pasur të tillë që janë ndarë të pakënaqur./SHQIP.com+